(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1920, në Gjakovë. Më 946 përfundoi studimet për teologji në Kolegjën Saveriane të Shkodrës dhe në Romë. Shkodër. Famullitar i Tiranës, Zhejës dhe Kishave Unite të Elbasanit dhe Vlorës, deri më 1966. Kishte pasion teatrin: mori pjesë si aktor në dramën e shfaqur në vitin l944 “Kështjella e Alkazarit”, kundër luftës komuniste spanjolle. Kontributi i tij në fushën e historisë shquhet në veprën Tirana dhe rrethinat e saj. Arrestohet në 23 shtator të 1967. Më 25 prill 1968, Gjykata e Qarkut të Shkodrës e dënoi për «krimin e tradhëtisë me anë spiunazhi» dhe «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor», me vdekje, pushkatim, dhe heqjen e së drejtës elektorale për pesë vjet. U pushkatua në muajin maj 1968 në Shkodër. AISKK, F. 1, V. 2013, D. 4, f. 732; Zef Simoni Ip.: Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare, Shkodër 1993, f. 96; Zef Simoni Ip.: Dritat në errësinë, Shtypshkronja e Kishës Françeskane, Tiranë 1994, f. 36-37; At Konrad Gjolaj OFM (Tomë Marku): Çinarët, Botime Françeskane, Shkodër 2006, f. 127; At Zef Pllumi: Rrno vetëm për me tregue, rib.,sh.b. 55, Tiranë 2006, f. 257; Gjush Sheldija: Kryeipeshkvia Metropolitane e Shkodrës dhe Dioqezat Sufragane. IX (shënime historike)
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit