ELEZI Dede Abaz
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1887, në Mertinj, Përmet. Vrau veten, më 18 mars 1947, pasi vrau dy klerikët bektashinj komunistë, Baba Fajën (Mustafa Xhani) dhe Baba Fejzon (Fejzo Dervishi), të cilët i bënin presion të pranonte reformat e regjimit komunist. Pas rënies së diktaturës, është dekoruar me urdhërin «për veprimtari patriotike të klasit të parë». AISKK, F. 1, V. 2013, D. 7, Fl. 121

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]