ELHYKA Sali
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1923, në Kavajë. Më 27 prill 1954, me vendim nr. 39, Gjykata e Tiranës e dënoi për «kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror», me 3 vjet burg. Më 24 maj 1954, Gjykata e Lartë vendosi lirimin e menjëhershëm nga burgu. AISKK, F. 1, V. 2013, D. 5/1, Fl. 2295

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]