FAMA (praçaj) Pal
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në fshatin Theth të Dukagjinit, më 14 maj të vitit 1926. U arrestua më 25 prill 1949, dhe më 3 gusht të po atij viti, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor «se ka strehuar e furnizuar të arratisurit». F. 1, Viti 2013, D. 9, F. 387-388.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]