FIKU Mexhit
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Bushaj, më 20 prill të vitit 1927. Më 10 prill 1947, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e deklaroi fajtor për «krime kundër shtetit», dhe e dënoi me pesë vjet burg dhe humbjen e të drejtës politike për dy vjet kohë. U arrestua sërish më 1963, dhe më 21 nëntor të po atij viti, Gjykata e Rrethit të Dibrës e deklaroi fajtor për «tentativë arratisjeje jashtë shtetit», dhe e dënoi me pesëmbëdhjetë vjet heqje lirie dhe konfiskimin e pasurisë. U arrestua për të tretën herë më 1981, dhe më 29 janar të po atij viti, Gjykata e Rrethit të Dibrës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë», dhe e dënoi me dhjetë vjet heqje lirie dhe humbjen e të drejtës elektorale për pesë vjet kohë. F. 1, Viti 2013, D. 9, F. 157.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]