(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1901, në Mbrostar, Lushnjë. Më 22 janar 1948, me vendim nr. 25, Këshilli i Gjykatës së Lartë Ushtarake e deklaroi fajtor se «ka qenë iniciator i formimit të K.Q të Ballit Kombëtar që kishte për qëllim rrëzimin me forcë të pushtetit popullor. Ka qenë në lidhje me të arratisurit kriminelë lufte brenda e jashtë shtetit dhe me të huaj». U dënua me vdekje. Arrestuar më 24 nëntor 1947. AISKK, F 1. V 2013. D 5/1. Fl. 623-624.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]