FOTI Mitro
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1900, në Nivicë-Bubar, Sarandë. Më 16 mars 1945, me vendim nr. 10, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e dënoi si «armik i popullit», me 1 vit punë të detyruar dhe humbjen e të drejtave politike për 2 vjet. Më 18 prill 1947, me vendim nr. 115, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e dënoi «se ka ndihmuar dhe strehuar të arratisurit, ju ka dhënë ushqime, ka marrë postë dhe e ka shpënë në grupin e Sarandës», me 2 vjet burg dhe punë të detyruar. AISKK, F. 1, V. 2013, D. 5/1, Fl. 1615.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]