(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Vajza e Qemal Frashërit, Konsull i Shqipërisë në Korfuz të Greqisë, dhe e Lemnias me origjine greke. Kaloi fëmininë në ishullin e Korfuzit. 1944: në moshën gjashtembëdhjetë vjeçare, vijnë në Shqipëri. Më 1952, dy njerëz të sigurimit e arrestojnë me akuzën “tentativë arratisjeje”. Nga Drejtoria e Sigurimit të Korçës, e dërgojnë në burgun e vjetër të Tiranës, ku e vendosin tri herë në elektroshok; e lënë njëzet e katër orë rresht në birucë me ujë të ftohtë, derisa i bie të fikët. Në gjyq, akuzën për arratisje, e mbështet i shoqi, L. Alia, me profesion officer, që edhe i kërkon divorcin. Shpallet “armike e popullit” dhe dënohet dymbëdhjetë vjet heqje lirie. Në burgun e Tiranës e të Kuçovës, ka vuajtur me gratë antikomuniste M. Kokolari, D. Kosturi, L. Petrela, N. Paci. Ka pësuar gjymtime trupore. Babai i vdiq në kampin e internimit në Kuç të Vlorës. Fatbardha Saraçi (Mulleti): Kalvari i grave në burgjet e komunizmit, [bot. i dytë]: ISKK, Tiranë 2013, F. 545-547.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit