FRROKU Nikollë
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Lezhë, më 21 qershor të vitit 1946. Më 22 mars 1975, Gjykata e Rrethit të Lezhës e deklaroi fajtor për «krimin e agjitacionit e të propagandës», dhe e dënoi me tetë vjet heqje lirie. U arrestua sërish më 1980, dhe më 11 shtator të po atij viti, Gjykata e Rrethit të Dibrës e deklaroi fajtor për «krimin e agjitacionit e të propagandës», dhe e dënoi me dymbëdhjetë vjet heqje lirie. F. 1, Viti 2013, D. 9, F. 263.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]