(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1 maj të vitit 1926, në Selanik. U arrestua më 5 janar 1945, dhe më 28 prill të po atij viti, Gjykata e Ushtarake e Korpusit të Parë e deklaroi fajtor, se si «anëtar aktiv i Ballit Kombëtar, ka tradhëtuar luftën e popullit shqiptar», dhe e dënoi me 10 vjet burg, humbjen e të drejtave politike e civile baraz me kohën e dënimit dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. U arrestua sërish më 23 shkurt të vitit 1951, dhe më 31 maj të po atij viti, Gjykata e Rrethit të Tiranës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë», dhe e dënoi me 8 vjet burg dhe humbjen e të drejtave elektorale për 2 vjet kohë. AISKK, F. 1, V. 2013, D. 10, F. 100-101.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit