(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në vitin 1921, në fshatin Stajkë të Shkodrës. U arrestua më 26 tetor 1965, dhe më 21 dhjetor të po atij viti, Gjykata e Shkodrës e dënoi me 8 vjet heqje lirie dhe konfiskim të pasurisë «për tradhti ndaj atdheut në formën e tentativës për arratisje». U lirua më 8 shtator 1973. AISKK, F. 1, V. 2013, D. 10, F. 616-617.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]