GAZHGA Niko
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në fshatin Bularat të Gjirokastrës, më 20 maj të vitit 1922. U arrestua më 25 maj 1946, dhe më 6 qershor të po atij viti, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «krime kundër shtetit» dhe e dënoi me 2 vjet heqje lirie. Më 16 qershor 1953, me vendim nr. 739, Komisioni Qendror i Internim-Dëbimeve e internoi për «çështje politike» nga rrethi i Gjirokastrës në Kamëz të Tiranës, nga 16 qershori i vitit 1953 deri më 17 nëntor 1954. aiskk , F. 1, Viti 2013, D. 10, F. 148, 153; AISKK, F. 1, V. 2013, D. 10, F. 502-503.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]