GEGOLLI Shefqet
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi me 4 qershor të vitit 1917, në fshatin Vranisht të Korçës. Më 29 tetor 1952, Gjykata Ushtarake e Korçës e deklaroi fajtor «për bashkëpunim me grupin kundërshtar të Gurali Cangonjit dhe me bandat e armatosura», dhe e dënoi me 10 vjet burg, humbjen e të drejtave civile dhe konfiskim të pasurisë. AISKK, F. 1, V. 2013, D. 10, F. 471-472.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]