(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1893, në Shkrel, Shkodër. Më 1 tetor 1945, me vendim nr. 223, Gjykata Ushtarake Shkodër e dënoi “se ka strehuar e furnizuar kriminelët e luftës dhe kanë përgatitur popullin për ta hedhur në kryengritje,” me 5 vjet burg, konfiskim pasurie, punë të detyruar dhe humbjen e të drejtave civile e politike për aq kohë sa është dënuar. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 7, FL. 505
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]