(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në 1905, në Gusmar të Tepelenës. Më 19 prill 1950, me vendim nr. 49, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e dënoi «se ka strehuar dhe furnizuar kriminelët e arratisur, ka propaganduar se do ta ndryshonte situatën, u ka dhënë kriminelëve listën e anëtarëve të Partisë dhe të Patriotëve në mënyrë që diversantët të bënin atentate kundra tyre», me 15 vjet burg, me punë të detyruar dhe me humbjen e të drejtës elektorale për 2 vjet. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 9, Fl. 347; D. 12, FL. 188-189
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]