(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në 1903, në Tiranë. Kreu shkollën teknike të Tiranës dhe mbaroi një specializim dyvjeçar në Londër. Kryetar i shoqatës Laboremos dhe përgjegjës i revistës Shekulli XX, botim i nxënësve të teknikes. Më 21 korrik 1948, me vendim nr. 131, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi si «agjent i imperializimit në Shqipëri, ka kryer kursin e spiunazhit në shkollën teknike», me vdekje, pushkatim, humbjen e të drejtës civile-politike përjetë dhe konfiskimin e pasurisë së tij të tundshme e të patundshme. Dënimi iu kthye në burg të përjetshëm, vuajti 11 vjet. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 9, Fl. 217; Uran Butka, Ringjallje, (Tiranë: Phoenix, 1995), 182
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit