GJINI Imzot Frano
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Prift katolik. Lindi më 1886, në Shkodër. U diplomua në Romë. 1908-1919 punoi si sekretar i Kurjes Arqipeshkvnore të Durrësit, shërbeu si famullitar në shumë famulli. Më 1945, u caktua Regjent i Delegacionit të Shenjtë. U arrestua më 15 nëntor 1946, si “agjent i Vatikanit”, “bashkëpunëtor i misionit anglez”, “organizator i Lëvizjes së Postribës”. Vuajti 16 muaj tortura. U dënua me vdekje dhe u pushkatua më 11 mars 1948. Në gjyq deklaroi: “Të gjitha dëshmitë që prutë janë false. Rrnoftë Shqipnia e rrnoftë Krishti mbret!” Pjetër Pepa, Tragjedia dhe lavdia e klerit katolik në Shqipëri, Vol. 1 (Tiranë: Sh.B 55, 2007), 70-72; At Zef Pllumi, Rrno vetëm për me tregue, vëll. 1, (Shkodër: Hylli i Dritës, 1995), 177, 197, 199-200.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]