GJINI Saho
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në 1907, në Rabec, Lushnjë. Më 9 mars 1951, me vendim nr. 80, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi për «përgatitje për arratisje», me 9 vjet burg me punë të detyruar, humbjen e të drejtave elektorale për 2 vjet dhe konfiskimin e pasurisë së tij të tundshme e të patundshme. ISKK, F. 1, V. 2014, D. 9, Fl. 493

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]