(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në 1926, në Dardhë, Korçë. Më 23 korrik 1958, me vendim nr. 72, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor» me 10 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet. Më 11 tetor 1977, me vendim nr. 168, Gjykata e Rrethit të Beratit e dënoi për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor», me 11 vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 9, Fl. 357
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]