GJINOLLARI Albana
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vendin e internimit të familjes, në Belsh, Elbasan. Më 10 mars 1993, me vendim nr. 21, Komisioni i ngritur për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së dëbimit të familjes së saj, nga Korça në Belsh, prej 22 tetorit 1968 deri më 30 shtator 1991, dhe të vetë A. Gj., prej lindjes deri më 30 shtator 1991. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 11, Fl. 214

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]