GJOKA Gjok Nol
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1933, në Shënkoll, Lezhë. Më 4 tetor 1951, me vendim nr. 203, Gjykata Ushtarake Shkodër e dënoi për «tentativë arratisjeje në Jugosllavi», me 3 vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 10, Fl. 655-656

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]