GJORDANI Kostandin
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1954, në Durrës. Më 16 dhjetor 1982, Gjykata e Rrethit të Durrësit e dënoi për «tradhëti ndaj atdheut», me 11 vjet burg dhe heqjen e të drejtës së zgjedhjeve për pesë vjet. Më 3 qershor 1984, Gjykata e Lartë e dënoi për «krimin e veprave të terrorit në bashkëpunim», me 15 vjet burg dhe heqjen e të drejtës së zgjedhjeve për tre vjet. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 11, Fl. 173-174

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]