GJURA Emin
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1893, në Dibër. Arrestuar më 8 gusht 1946. Më 21 gusht 1946, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e dënoi si «kriminel lufte dhe armik i popullit», me vdekje, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. Më 4 qershor 1946, me vendim nr. 76, Komiteti Ekzekutiv i K.P. i Nën-prefekturës së Qendrës së Peshkopisë, urdhëroi «sekuestrimin e pasurisë së tundshme e të patundshme, të të arratisunit, E. Gj., nga katundi Ushtelenxë». AISKK, F. 1, V. 2014, D. 11, Fl. 30-31; Gazeta Zyrtare, 26 gusht 1946, f. 3

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]