(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në fshatin Cukë të Sarandës, në vitin 1928. Më 14 korrik 1962, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut» dhe e dënoi me 20 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme, humbjen e të drejtave elektorale për 4 vjet kohë, si dhe heqjen e dekoratës së punës. AISKK, F. 1, Viti 2013, D. 10, F. 446.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]