GOGONI Vangjel
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 10 shtator të vitit 1905, në fshatin Kranë të Delvinës. Më 24 prill 1987, Gjykata e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «krimin e takimeve me agjentë të spiunazhit grek dhe dhënien e informatave» dhe « për agjitacion e propagandë», ndaj e dënoi me 12 vjet heqje lirie. AISKK, F. 1, V. 2013, D. 10, F. 497-498.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]