GOGO Spiro
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 3 maj të vitit 1923, në Finiq të Delvinës. Më 22 janar 1976, Gjykata e Sarandës e deklaroi fajtor «për agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 10 vjet privim lirie dhe me humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë. AISKK, F. 1, V. 2013, D. 10, F. 655-656.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]