GOLJA Atif
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Ushtarak i lartë. Lindi në vitin 1911, në Dibër. Më 28 prill 1945, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor, pse «si oficer i lartë ka bashkëpunuar me forcat terroriste të okupatorit», ndaj e dënoi me burgim të përjetshëm, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave elektorale e politike. Vdiq nën tortura, më 17 tetor të vitit 1947. AISKK, F. 1, V. 2013, D. 10, F. 84-85.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]