(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 3 korrik të vitit 1913, në Gjirokastër. U arrestua më 29 gusht 1950, dhe më 19 mars 1951, Gjykata e Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «krime kundra Shtetit e popullit», dhe e dënoi me 15 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet kohë. Ky vendim u la në fuqi edhe nga Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë, me vendim nr. 93, datë 22 maj 1951. U lirua më 14 shkurt të vitit 1962. U arrestua sërish shtatë vjet më vonë, dhe më 6 gusht të vitit 1969, Gjykata e Rrethit të Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «krimin e agjitacionit dhe të propagandës kundër Pushtetit popullor», dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme (të pjesës së tij), konfiskimin e 155 dollarëve amerikanë si dhe të 4358 lekëve në monedhë shqiptare të depozituara në seksionin e financës, dhe humbjen e të drejtës elektorale për 4 vjet kohë. Ky vendim u la në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë, me vendim nr. 550, datë 6 qershor 1969. Vdiq në burgun e Spaçit, më 24 shkurt të vitit 1972. AISKK, F. 1, V. 2013, D. 10, F. 104-105.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit