GORO Ahilea
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në fshatin Poliçan të Gjirokastrës, në vitin 1933. Më 21 mars të vitit 1977, Gjykata e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për krimet «tradhëti ndaj atdheut me vënien në shërbim të agjenturës së huaj» e «agjitacion e propagandë» dhe e dënoi me 20 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme (pjesës së tij) dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet kohë. AISKK, F. 1, Viti 2013, D. 10, F. 464.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]