(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1944, në fshatin Daullas të Fierit. Më 8 tetor 1962, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor «për tradhti ndaj atdheut në tentativë arratisjeje në Jugosllavi» dhe e dënoi me 10 vjet privim lirie, konfiskim të pjesshëm të gjysmës së pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet kohë. U arrestua sërish më 1985, dhe më 14 shtator të po atij viti, Gjykata e Fierit e deklaroi fajtor «për agjitacion e propagandë» dhe e dënoi me 9 vjet heqje lirie, humbjen e të drejtës së votës dhe internimin e tij për 5 vjet kohë. AISKK, F. 1, V. 2013, D. 10, Fl. 799-800.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]