GUDI (guda) Thoma
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në fshatin Muzinë të Sarandës, në vitin 1904. Më 1 tetor 1950, Gjykata Speciale e Sigurimit e deklaroi fajtor për «krimin e ushtrimit të aktivitetit të spiunazhit grek duke dhënë informata me karakter sekret politik, ekonomik dhe ushtarak», dhe e dënoi me 20 vjet privim lirie. Me dekret nr. 1589, datë 18 dhjetor 1952 të Presidiumit të Kuvendit Popullor, dënimi iu zbrit në 10 vjet heqje lirie. aiskk , F. 1, Viti 2013, D. 10, F. 173-174.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]