(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në fshatin Sofratik të Gjirokastrës, në vitin 1938. U arrestua më 9 maj 1959. Më 15 gusht të po atij viti, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «tentativë arratisjeje» e «agjitacion e propagandë» dhe e dënoi me 15 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet kohë (dënim i kombinuar). U lirua më 15 qershor të vitit 1966. AISKK, F. 1, Viti 2013, D. 10, F. 457.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]