HAJDËRI (hajdarasi) Syrja

HAJDËRI (hajdarasi) Syrja
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1929, në Postenë, Skrapar. Më 6 qershor 1945, me vendim nr. 12, Gjykata Ushtarake e dënoi “si kriminel lufte dhe armik i popullit”, me burgim të përjetshëm, punë të detyruar, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtave. Më vonë i ulet dënimi në 20 vjet. Më 10 maj 1946, me vendim nr. 75, Komiteti Ekzekutiv i Nënprefekturës së Skraparit, urdhëroi «sekuestrimin e pasurisë së patundshme të të dënuarit nga Gjyqi Ushtarak, Syrja Hajdarasit, nga katundi Postenë”. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 6, FL. 362-363; Gazeta Zyrtare, 6 gusht 1946, f. 1

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]