HAMITAJ Fatos
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1949, në Berat. Është dëbuar për motive politike. Më 26 dhjetor 1992, me vendim nr. 19, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së dëbimit nga Berati në Hekal prej 12 prillit 1967 deri më 30 shtator 1991. AISKK, F. 1, V. 2014, D 8. Fl. 666-667

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]