(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1914, në Korçë. Arrestuar më 30 qershor 1945. Më 18 qershor 1946, Gjykata Ushtarake e Beratit e dënoi si «armik i popullit» se «ka marrë pjesë në Organizatën e Vorio Epirit, që nga gushti i 1944, duke marrë numrin e anëtarësisë», «ka marrë pjesë në mbledhjet të bëra prej Komitetit të Korçës, ka pranuar programin dhe është betuar se do të punonte për këtë Organizatë», me 8 vjet burg, punë të detyruar, konfiskimin e pasurisë së tij të luajtshme e të paluajtshme, si dhe humbjen e të drejtave civile e politike. Liruar më 30 qershor 1953. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 10, Fl. 140-141
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit