HARIZI Jonus
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1917, në Matohasanaj, Tepelenë. Më 31 dhjetor 1958, me vendim nr. 27, Gjykata e Qarkut të Gjirokastrës e dënoi për «veprimtari armiqësore para Çlirimit dhe për agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor» me 25 vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 9, FL. 819; 877

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]