HASANI Idriz
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1918, në Burrel. Më 19 prill 1994, me vendim nr. 101, Gjykata e Rrethit të Matit, vërtetoi njohjen e faktit juridik të qëndrimit në arrati brenda vendit, të I. H., prej 29 nëntor 1944, deri më 13 janar 1946, kohë në të cilën është arrestuar dhe është dënuar pa referencë ligjore. Qëndrimi në arrati është bërë për arsye të përndjekjes për motive politike. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 6, Fl. 652-653

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]