HASHO Reis
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në 1924, në Gjirokastër. Student në shkollën Tregëtare në Romë. Kthehet në Shqipëri për të marrë pjesë në lëvizjen Bashkimi Demokrat (grupi i Legalitetit). Arrestuar më 19 janar 1946. Më 2 korrik 1946, me vendim nr. 5, Gjykata e Lartë Ushtarake e dënoi si «armik i popullit dhe sabotator i pushtetit» me 30 vjet burg me punë të detyruar, humbjen e të drejtave civile-politike baras me kohën e ndëshkimit dhe konfiskimin e pasurisë së tundshme e të patundshme. Liruar më 1 dhjetor 1962. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 9, Fl. 604

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]