HASKO Jakup

HASKO Jakup
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1934, në Elbasan. Më 13 gusht 1992, me vendim nr. 15, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së dëbimit nga Elbasani në Rrasë (Elbasan), prej 17 prill 1969 deri më 30 shtator 1991, për motive politike. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 6, FL. 95-96

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

Si ta citojmë këtë artikull: Artikulli me titull "HASKO Jakup" është marrë nga Shqipopedia: https://wiki.shqipopedia.org/hasko-jakup