HODAJ Safet
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1939. Është dëbuar për motive politike. Më 18 janar 1994, me vendim nr. 27, Komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së dëbimit nga Fieri në Mallakastër, prej 2 shtator 1967 deri më 30 shtator 1991. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 10, Fl. 234-235

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]