HOTI Estref
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1913, në Drenicë, Kosovë. Më 27 shkurt 1951, Gjykata e Tiranës e dënoi për «tentativë të kalimit të kufirit», me një vit burg dhe 500 lekë gjobë. Arrestuar përsëri më 7 nëntor 1976. Më 16 mars 1977, Gjykata e Beratit e dënoi për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor», me 10 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 6, Fl. 538-539

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]