HOTI (kabali) Tereza
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1929, në Krujë. Është internuar për motive politike. Më 8 prill 1993, me vendim nr. 22, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga Mamurrasi në Tepelenë, prej 17 gusht 1949 deri më 17 shtator 1950. AISKK, F. 1, V. 2014, D 8. Fl. 569-570

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]