(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Klerik mysliman. Lindi më 1914, në Degë, Tropojë. Mbaroi medresenë, shërbeu si hoxhë. Më 29 janar 1954, me vendim nr. 8, Gjykata e Lartë e Kolegjit Ushtarak e dënoi për «krimin e tradhtisë ndaj atdheut dhe për krimin e hapjes se sekretit» me 10 vjet burg. Më 14 shtator 1964, me vendim nr. 3, Gjykata e Qarkut të Kukësit e dënoi për «krimin e agjitacionit e propagandës kundër pushtetit popullor» me 9 vjet burg. Vdiq më 1979. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 9, FL. 1041
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]