(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1940, në Kolonjë, Gjirokastër. U arrestua më 18 qershor 1958, në moshën 18-vjeçare, me akuzën e stisur për tradhëti ndaj atdheut; arsyeja e vërtetë e arrestimit ishte origjina e tij antikomuniste. Babai i tij, Manxhar Hoxha [shih], ishte vrarë më 1949 nga forcat e Sigurimit. Gjatë qëndrimit në burg, tentoi disa herë të arratisej, por pa sukses. Herën e fundit u arratis më 10 tetor 1978, por liria zgjati vetëm 5 ditë. Më 1 dhjetor 1978 u dënua me vdekje. U ekzekutua më 31 janar 1979. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 6, FL. 495-496
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]