HOXHA Neshat
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1915, në Kurilë. Arrestuar më 29 qershor 1947. Më 22 nëntor 1947, Gjykata Ushtarake e Korçës e dënoi për «agjitacion e propagandë» dhe «pjesëmarrje në Komitetin Qarkor të Korçës për të rrëzuar pushtetin popullor», me burg të përjetshëm, humbjen e të drejtave civile e politike dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 6, Fl. 737-738

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]