HOXHA Ramadan Gani
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1923, në Ushtelenzë, Peshkopi. Arrestuar më 12 qershor 1946. Më 31 korrik 1946, Gjykata Ushtarake e Peshkopisë e dënoi për «arratisje jashtë shtetit», me burg të përjetshëm. Liruar më 16 dhjetor 1952. Më 5 qershor 1946, me vendim nr. 84, Komiteti Ekzekutiv i K.P. i Nën-prefekturës së Qendrës së Peshkopisë, urdhëroi «sekuestrimin e pasurisë së tundshme e të patundshme, të të arratisunit», Ramadan Hoxha. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 12, Fl. 13-14; Gazeta Zyrtare, 26 gusht 1946, f. 4

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]