HOXHA Yzeir
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1887, në Korçë. Më 27 nëntor 1947, Gjykata Ushtarake e Korçës e dënoi për «faje kundër popullit dhe shtetit», me 15 vjet burg dhe humbjen e të drejtave për aq kohë. Ky është dënimi i tij tretë brenda një viti, më herët është dënuar për therje të gjësë së trashë dhe mosdorëzim bereqeti, si qëndresë ndaj reformave komuniste. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 6, Fl. 731-732

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]