HUTA Nuri
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Komunist. Lindi në 1921, në Tiranë. Më 14 gusht 1944, vrau një partizan. Ka qenë i ngarkuar nga Koçi Xoxe të vriste Mid’hat Frashërin. Më 1945, u caktua zv/shef i misionit ushtarak shqiptar në Beograd. Ai hodhi i pari parullën, e preferuar asokohe, se “Rruga e Shqipërisë për në Moskë kalon nga Beogradi”. Pas prishjes së Shqipërisë me Jugosllavinë, u arrestua. Më 10 qershor 1949, me vendim nr. 1, Gjykata e Lartë e dënoi për «faje kundra popullit dhe ka marrë pjesë në organizata fashiste», me10 vjet burg dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 9, Fl. 254; aqsh , f. 41, v. 1944, d. 84, fl . 2

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]