HYSENBEGASI Isuf
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Mjek. Lindi më 1912, në Starovë, Pogradec. Mbaroi studimet për mjekësi në Itali. Arrestuar më 27 dhjetor 1946, liruar më 14 tetor 1955. Në burgjet dhe kampet e punës së detyruar ku vuajti dënimin e tij, shpëtoi shumë jetë njerëzish, bashkëvuajtës të tij. Më 22 janar 1948, me vendim nr. 25, Gjykata e Lartë Ushtarake e dënoi për «formim komiteti kundër pushtetit popullor», me burgim të përjetshëm, konfiskim pasurie dhe heqjen e të drejtës elektorale. I zbritet dënimi në 20 vjet burg. Pas lirimit nga burgu, punoi si mjek në Vlorë. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 12, Fl. 412-413

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]