(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1921, në Rakickë, Bilisht. Më 30 gusht 1955, Gjykata Ushtarake e Korçës e dënoi për «tradhti ndaj atdheut si vepër përgatitore» dhe agjitacion e propagandë, me 15 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet. Më 22 janar 1981, Gjykata e Korçës e dënoi për «agjitacion e propagandë kundër shtetit», me 10 vjet dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 6, Fl. 735-736
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]